Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Lamtumira e Sylvinhos “bën bashkë” mbrojtësit e Kombëtares, 3 lojtarët kyç reagojnë për largimin e brazilianit

Shkruar nga NEWSPORT
Lamtumira e Sylvinhos “bën bashkë” mbrojtësit e
Arbër Hoxha, Medon Berisha, Sylvinho & Berat Gjimshiti

Rey Manaj ishte i pari që “thyu heshtjen” pas largimit të Sylvinhos nga Kombëtarja shqiptare. Ndërkohë që pas sulmuesit lushnjar, kanë reaguar edhe tre lojtarë të tjerë kyç të ekipit kuqezi.

Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj kanë thënë fjalën e tyre pasi Sylvinho dha ditën e djeshme lamtumirën. Të tre këta futbollstë e falënderojnë brazilianin, e ndër të tjera i urojnë fat për të ardhmen.

REAGIMET:

Elseid Hysaj: Faleminderit shumë për këto vite dhe për profesionalizmin tuaj së bashku me stafin tuaj. Paç fat mister Sylvinho.

Berat Gjimshiti: Faleminderit për gjithçka mister, fat të mbarë!

Mario Mitaj: Faleminderit për gjithçka mister, të uroj më të mirat për të ardhmen.

 

Poll

Lexo gjithashtu