Ylber Ramadani
Tashmë është zyrtare, klubi i Corum FK nga Superliga turke ka firmosur me mesfushorin e Kombëtares Ylber Ramadani. Kontrata është 2-vjeçare, me opsion edhe 1 vite shtesë.
Corum FK ka depozituar në arkat e klubit të Leçe-s 1 milionë euro. Për mesfushorin shqiptar, Superliga turke është “terren i pashkelur”. Ramadani vlerësohet tej mase për shpirtin luftarak dhe kilometrat e pafundme që përshkron në fushë.
Në elitën e futbollit të Turqisë, gjenden edhe dy lojtarë të tjerë të Shqipërisë, fjala është për mesfushorin Qazim Laçi (Rizespor) dhe Ernest Muçi (Trabzonspor).
View this post on Instagram
Poll
