Medin Memeti
Medin Memeti është shpallur lojtari i muajit janar për Melbourne City në Australi, pas paraqitjeve të spikatura. Tifozët e klubit e kanë votuar si më të mirin mes lojtarëve të tjerë.
Sulmuesi 18-vjeçar ka realizuar tre gola dhe ka dhënë një asist në tri ndeshjet e fundit, duke u kthyer në një nga emrat më të përfolur te skuadra. Forma e tij e mirë në vitin 2026 ka tërhequr edhe vëmendjen e FSHF, e cila ka pasur kontakte për të.
Produkt i akademisë së Melbourne City, ai konsiderohet një talent me perspektivë dhe aktualisht përfaqëson moshat e Australisë. Kujtojmë se Memeti gjithashtu është shpallur i pafajshëm nga federata lidhur me akuzat për racizëm të ngritura nga serbi Justin Vidic.
Poll
