Ernest Muçi dhe Sylvinho
Sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi është larguar nga Kombëtarja, teksa grupi nën urdhërat e trajnerit Sylvinho, po kryen seancat përgatitore në Valencia të Spanjës. Arsyeja ka të bëjë me dëmtimin e 25-vjeçarit.
Njoftimi ka ardhur nga vetë FSHF-ja, përmes videos në platformën “YouTube”. Muçi nuk do të jetë në gjendje për ndeshjen kundër Ukrainës, e cila do të mbahet të martën.
Ende nuk ka një informacion të qartë se për çfarë dëmtimi bëhet fjalë, ndërsa lojtari do të kthehet te ekipi i Trabzonspor. Në duelin karshi Polonisë në Varshavë, ish-sulmuesi i Tiranës ishte në fushë vetëm për 8 minuta, jo në gjendje të ndryshonte fatet e atij takimi.
Poll
