Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Me shirtin e kapitenit te madrilenët, mbrojtësi i Shqipërisë largohet nga fusha i dëmtuar dhe rrezikon “ndeshjen e jetës”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Me shirtin e kapitenit te madrilenët, mbrojtësi i
 

Në ndeshjen e javës së 36-të mes Valencias dhe Rayo Vallecano, e mbyllur 1 – 1, mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu e nisi nga minuta e parë, por që nuk u mbyll ashtu siç duhej.

Në pjesën e dytë, shqiptari mori shiritin e kapitenit te madrilenët eVallecano, ama nuk i solli fat. Në minutën e 73-të, Balliu u largua nga fusha i dëmtuar, pas tërheqjes muskulare.

Ky problem fizik sjell frikë për 34-vjeçarin, pasi rrezikon prezencën në ndeshjen e jetës, finalen e datës 27 maj kundër Crystal Palace në Conference League. Gjatë karrierës së tij, Balliu ka vetëm një trofe, titulli kampion në Ligue 2 të Francës me Metz në sezonin 2018-2019.

 

Poll

Lexo gjithashtu