Sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi, pjesë e ekipit të Trabzonspor në Turqi, po përjeton sezonin më të mirë në karrierë, duke befasuar jo pak me rendimentin e treguar në Superligë dhe Kupë.
Mbrëmjen e djeshme, 25-vjeçari shënoi eurogol në gjysmëfinalen e Kupës kundër Genclerbirligi, finalizimin e kualifikimin për në finale, minuta e 92-të.
Nëse i referohemi shifrave të Ernest Muçit në Superligën turke, ai grumbullon 11 gola e 4 asiste në 27 prezenca. Media “xtgsports”, teksa i kushton shkrim bomberit shqiptar dhe impaktit të tijë te Trabzonspor, një tifoz turk, i bën një kërkesë të veçantë ish-sulmuesit të Tiranës, e ku shkruan:
“Si tifoz i Galatasaray, shpresoj që Muçi të qëndrojë te Trabzonspor. Ai duket më mirë me fanelën e Trabzonspor”. Ende nuk ka një vendim final, nëse protagonisti në fjalë do blihet përfundimisht nga ekipi i qytetit të Trabzonit apo do rikthehet te Besiktas.
Përsa i takon aveneturës së goleadorit Ernest Muçi në Shqipëri, ai la “gjurmë” te Tirana, jo vetën në konkretizimin e rasteve, por edhe me lojë në fazën ofensive, e përkthyer me titullin e Superiores në edicionin 2019-2020.
View this post on Instagram
