Sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi, ka shënuar golin e karrierës me ekipin e Trabzonspor në gjysmëfinale e Kupës së Turqisë. 25-vjeçari finalizoi eurogol në minutën e 90+2-të kundër Genclerbirligi, duke i siguruar finalen ekipit të tijë.
Për ekipin e Trabzonspor, rezultoj transfertë shumë e vështirë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat e bardha 0 – 0, aty ku të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes, ishte i gjithë spektakli. Genclerbirligi kaloi e para në epërsi me finalizimin e Aslan, minuta e 62-të. Ekipi i drejtuar nga Fatih Tekke barazoi përmes autogolit të Celik (78’).
Në “frymën e fundit” të dulelit, Muçi dhuroi perlën në hyrje të zonës, goditje “vrastare”, e cila përfundoi në “këndin e pamundur” për portierin rival. Trabzonspor siguroi finalen e Kupës së Turqisë, ku do të luaj përballë Konyaspor më datën 22 maj.
