Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ernest Muçi në kryeqytet, trajneri Fatih Tekke habi me vendimin për sulmuesin e Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Ernest Muçi në kryeqytet, trajneri Fatih Tekke habi me vendimin
Ernest Muçi

Duke nisur prej orës 19:30, do të zhvillohet gjysmëfinalja e Kupës së Turqisë mes kryeqytetasve të Genclerbirligi dhe Trabzonspor.

Ernest Muçi me shokë kanë lën qytetin e Trabzonit dhe ndodhen në Ankara, aty ku do të zhvillohet ndeshja, konkretisht në stadiumin “Eryaman Stadium”, me një kapacitet prej 20.560 spektatorë.

Sipas mediumit gjigant në Turqi “aspor”, është publikuar edhe formacioni i mundshëm. Bie në sy roli i shqiptarit Ernest Muçi. Në këtë “panoramë”, trajneri Fatih Tekke pritet ta inkuadroi ish-sulmuesin e Tiranës në rolin e mesfushorit qendror, lojtar me funksion “urë lidhëse” mes fazave.

Për Muçin, kjo pozitë është e re, pasi ka mbuluar zakonisht krahët dhe rolin e “10”-shit pas sulmuesit, ama jo mefsushorin ekuilibrues.

Nëse Trabzonspor ia del të fitojë dhe sigurojë finalen sonte në Ankara, ata do të “përplasin brirët” kundër Konyaspor më datën 24 maj, Kupa e Turqisë.

Në lidhje me të ardhmen e Ernest Muçit, nuk ka asgjë të sigurtë nëse shqiptari do vijoi edhe edicionin pasues te Trabzonspor, apo do gjejë “strehë” të re, e ku nuk përjashtohet edhe rikthimi te Besiktas.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A Spor (@aspor)

     

 

Poll

Lexo gjithashtu