Pavarësisht se sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi po tregon nivel të kalibrit botëror te ekipi i Trabzonspor, ku rasti më i “freskët” ishte kualifikimi i ekipit përmes golit “ikonik” nga shqiptari në minutën e 90+2’, duke i siguruar finalen e Kupës së Turqisë, drejtuesit e kanë ndarë mendjen.
Sipas gazetarit turk Serkan Genç, bordi i Trabzonspor nuk ka ndërmend të paguaj 8.5 milionë euro për Ernest Muçin. Qëllimi është që të “lodhin” Besiktas dhe këta të fundin të pranojnë ulje nga pretendimet për kartonin e 25-vjeçarit.
“Trabzonspor nuk do të paguajë 8.5 milionë euro për Ernest Muçin. Nëse Trabzonspor arrin nivelin e dëshiruar, për sa i përket shifrave financiare, negociatat do të vazhdojnë. Një ofertë i është bërë Besiktasit në lidhje me Muçin”, u shpreh gazetari Genç.
View this post on Instagram
