Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Dërgoi Trabzonsporin në finalen e Kupës, flet heroi Ernest Muçi: E ardhmja? Nuk di asgjë, por jam...

Shkruar nga NEWSPORT
Dërgoi Trabzonsporin në finalen e Kupës, flet heroi Ernest
Ernest Muçi

Ernest Muçi ishte protagonist absolut në ndeshjen që ekipi i tij, Trabzonspor fitoi në transfertë përballë Genclerbirligi. Sfida e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë, përfundoi 1-2.

Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai që shënoi golin e dytë për të tijët, në minutën e 92-të të sfidës. Ndërkohë që pas këtij suksesi është vetë Muçi që ka folur para mediave, duke përmendur edhe të ardhmen.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të arritur finalen. Ndeshjet jashtë fushe janë gjithmonë të vështira. Të luash me lojtarë të rinj e bën edhe më të vështirë.

Objektivi ynë ishte të arrinim finalen dhe të fitojmë Kupën. Po kalojmë një sezon të madh dhe tifozët tanë e meritojnë Kupën.

E ardhmja ime? Unë jam i lumtur këtu. Por as unë nuk di asgjë. Do të jetë një vendim i Trabzonsporit, mendoj ka kohë deri më 20 maj… Më pas, do të shohim. Unë jam i lumtur këtu, por të shohim se çfarë na pret në të ardhmen”, tha Muçi.

Poll

Lexo gjithashtu