
Fakti që ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet në stadiumin “Rajko Mitiæ” ka ngjallur dyshime të shumta rreth sigurisë së këtij dueli, në një tempulli që e ka kapacitetin mbi 50.000 spektatorë. I fundit që e ka komentuar këtë vendim të Federatës Serbe të Futbollit ka qenë numri “1” i shtetit, fjala është për Presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic.
Dueli paraprakisht ishte planifikuar të mbahej në Leskovac. Ja çfarë thotë Vucic: “Federata e Futbollit dhe të tjerët nuk arrijnë të përballojnë as 5 minuta presion nga palë të tjera, që kërkuan zhvillimin e ndeshjes në Beograd.
Pas dy ditëve presion, ata ndryshuan stadiumin, edhe pse ishte vendosur të luhej në Leskovac kundër Anglisë dhe Shqipërisë. Njerëzit e Leskovacit nuk kanë më pak vlerë se ata në Beograd”. Vlen të përmednim se takimi Serbi-Shqipëri është planifikuar në datën 11 tetor në Beograd.