Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Optimist para duelit ndaj serbëve, Armand Duka: Kemi besim te grupi

Shkruar nga NEWSPORT
Optimist para duelit ndaj serbëve, Armand Duka: Kemi besim te grupi
Armand Duka

Kombëtarja shqiptare do të nisë të hënën përgatitjet për një nga ndeshjet më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026, atë ndaj Serbisë, që do të zhvillohet në Leskovac më 11 tetor.

Në një intervistë për Top Channel me gazetarin Endi Tufa, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli për emocionet e kësaj sfide, rëndësinë e saj për ecurinë e Kombëtares dhe besimin që ka te grupi i lojtarëve dhe stafi teknik i drejtuar nga Silvinjo.

INTERVISTA E PLOTË:

Si po e përjeton këtë transfertë me temperatura të larta? – Nuk ka asnjë ndeshje të ekipit kombëtar që nuk ka emocion maksimal, por kur bëhet fjalë që je në prag të realizimit të një objektivi apo që je në luftë për pikë, gjërat bëhen edhe emocionale. Ndeshja ndaj Serbisë, për arsye që ne na jep një shans për të shkuar në play off, është shumë e rëndësishme. Të gjitha gjërat e tjera, as unë dhe as lojtarët nuk duam t’i kemi në memorie, qëllimi ynë është sportiv.

A do të jetë ky udhëkryq i kombëtares që vendos për Botërorin tonë dhe të ardhmen e Sylvinhos? – Nuk është e vërtetë që ne kemi vendosur nëse do të fitojë apo jo në këtë ndeshje Sylvinho do të vendosë fatet e tij. Ajo që ne kemi thënë është që nëse do të kualifikohemi, nuk ka asnjë motiv që të diskutojmë për të cënuar apo ndryshuar stafin. Nëse ne nuk do të kualifikohemi, padyshim që do të ketë diskutime, qoftë nga ne, qoftë nga stafi i tij apo ai vetë. Kështu që nuk është kjo ndeshja që do të vendosë nëse Sylvinho do të jetë apo jo më tej.

Matematika na lejon të mendojmë se ne luajmë për dy rezultate atje, fitoren dhe barazimin. – Fitorja do të na bënte më të sigurt për të arritur objektivin e play off-it, ndërsa barazimi na mban në lojë. Por ne hyjmë në fushë për tre pikët dhe jemi të ndërgjegjshëm që janë shumë të vështira për t’u marrë. Askush nuk mund të mendojë se ne jemi favoritë. Unë mendoj që kjo është një ndeshje e hapur dhe ne i kemi mundësitë për të marrë 3 pikë.

Spostimin e ndeshjes nga Beogradi në Leskovc e shihni si një masë të tyren për problemet e brendshme apo një taktikë sportive që i avantazhon? – Nuk shoh as avantazh të madh dhe as disavantazh të madh në spostimin e vendit ku do të zhvillohet ndeshja. E rëndësishme është që të jetë një fushë shumë e mirë, ku mund të shprehen lojtarët me kushte të mira dhe kaq.

Nga analiza e brendshme e situatave, qoftë në kampin tonë të kombëtares apo bisedat me trajnerin, si e parashikoni? – Fitorja do të na bënte vërtet që të kemi një hap më të sigurt drejt play off-it të Botërorit, por edhe barazimi na mban në lojë. E vështirë është, por kam ndjesi pozitive pa dashur ta ekzagjeroj. Kam besim te grupi dhe fryma e grupit që ne kemi. Ne nuk kemi kualitete të jashtëzakonshme, por kemi kualitet dhe grup më të mirë se Serbia, kështu që kam vërtet ndjesi të mira.

Poll

Lexo gjithashtu