Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Futbolli për të gjithë, FSHF mirëpret zhvillimin e Turneut të Unifikuar të Futbollit

Shkruar nga NEWSPORT
Futbolli për të gjithë, FSHF mirëpret zhvillimin e Turneut
Turneut i Unifikuar

Federata Shqiptare e Futbollit vijon të promovojë vlerat e sportit gjithëpërfshirës, duke mirëpritur zhvillimin e Turneut të Unifikuar të Futbollit, një aktivitet domethënës i realizuar në bashkëpunim me Special Olympics Albania.

Turneu u organizua në ambientet moderne të “Shtëpisë së Futbollit”, duke mbledhur ekipe nga Tirana, Shkodra, Fieri, Elbasani dhe Durrësi. Mbi 50 lojtarë, me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale, u bënë pjesë e këtij eventi, të ndarë në ekipe të unifikuara dhe mikse, duke dhënë një shembull konkret të fuqisë bashkuese të futbollit.

Përmes këtij aktiviteti u përcoll një mesazh i qartë: futbolli është për të gjithë. Përfshirja, barazia gjinore dhe respekti janë vlera që FSHF i promovon në mënyrë të vazhdueshme, duke krijuar hapësira ku çdo individ ka mundësi të jetë pjesë aktive e sportit.

Ky turne, unik në llojin e tij në Shqipëri, është pjesë e angazhimit të përbashkët për të rritur aksesin dhe pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara në jetën sportive dhe sociale. Në të njëjtën kohë, ai forcon bashkëpunimin institucional dhe thekson rëndësinë e partneriteteve që kontribuojnë në zhvillimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e përkushtuar për të mbështetur iniciativa të tilla, duke e kthyer futbollin në një platformë që bashkon, frymëzon dhe krijon mundësi të barabarta për të gjithë.

Poll

Lexo gjithashtu