Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Kombëtares së vajzave i mungon fati në “Elbasan Arena”, një gol vendos ndeshjen përballë Uellsit

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtares së vajzave i mungon fati në “Elbasan
Pamje nga ndeshja Shqipëri-Uells

Kombëtarja e vajzave është mposhtur në shtëpi nga Uellsi, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2027. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 0-1.

Golin e vetëm në këtë sfidë, e shënoi Rhiannon Roberts. Mbrojtësja uellsiane, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 28-të. Pavarësisht se vajzat kuqezi luftuan deri në fund dhe krijuan raste, nuk ia dolën t’i ndryshonin gjërat. Madje, Kombëtarja jonë goditi dy herë tranversën

Kështu, Kombëtarja e vajzave mbetet në vendin e 3-të në grup me 3 pikë. Në krahun tjetër me 10 pikë të grumbulluara, Ulesi mban vendin e dytë. Vlen të theksohet se në grupin e Shqipërisë janë edhe Çekia me Malin e Zi.

Poll

Lexo gjithashtu