Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dalë ditën e sotme para gazetarëve, për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje. Duka ka folur drejtpërdrejt nga ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku është ndalur të flasë për arbitrimin në futbollin shqiptar.
Një nga pikat më të nxehta kontestimet ndaj arbitrave, sa i kënaqur jeni nga arbitrat dhe ç’mendon për braktisjen e ndeshjes nga disa ekipe këtë sezon?
“Duhet të themi sa të kënaqur jemi të gjithë, jo nga një episod, jo nga një ndeshje. Padyshim që ka gabime. Unë jam i pakënaqur edhe me arbitrin e Real-Bayern, që nxorri me karton të kuq atë, isha me Realin. Por gjithsesi, s’di të them si ishte vendimi. Ka gabime, por në përgjithësi niveli nuk është më i lartë se futbolli, por në të njëjtin nivel. Edhe në histori, por edhe në kampionatin aktual, skuadra që meritojnë më shumë, por janë më poshtë.
Bojkoti nga ekipet? Është gjëja më e keqe, në të gjitha fushat e jetës, por sidomos në këtë lojë. Pa thënë nëse bojkoti vjen nga një vendim i padrejtë apo i drejtë, bojkoti është i dënueshëm. Sjellja e FSHF me bojkotin nuk ka qenë shumë korrekte, që ka bërë të shfaqet në kampionatin e fundit, në të paktën 3 raste në memorien time. 80% e klubebe kanë kërkuar që të jemi më të rreptë me bojkotin, kjo mund të na shkatërrojë më shumë. Në të ardhmen, duhet të ketë më shumë vemendje”, tha Duka.
