Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Qazim Laçi FENOMENAL në Superligën turke, mesfushori i Kombëtares "fikson" vendin mes më të mirëve (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Qazim Laçi FENOMENAL në Superligën turke, mesfushori i
Asisti i Qazim Laçit

Qazim Laçi regjistroi një tjetër paraqitje për t’u varur në kornizë pas golit dhe asistit në ndeshjen e fituar të Rizesporit përballë Konyasporit, e përfunduar 3-2 në favor të vendasve.

Mesfushori shqiptar shënoi fillimisht në minutën e 18-të të takimit, ndërsa në të 58-tën shërbeu pasimin vendimtar për Mebuden që çoi shifrat në 2-1.

Me përfundimin e javës së 32-të në Superligën turke, asesi s’mund të mungonte emri i mesfushori të Kombëtares në formacionin më të mirë. Në një rreshtim 3-5-2, Laçi ka vlerësimin e tretë më të lartë nga Sofascore, duke marrë notën 9.1 pas paraqitjes mbresëlënese.

Padyshim, një moment krenarie për legjionarin kuqezi i cili në këtë edicion shënoi në “llogarinë” e tij personale golin e 7-të sezonal.

Qazim Laçi FENOMENAL në Superligën turke, mesfushori i
Formacioni më i mirë i javës në Superligën e Turqisë, java 32


 

 

Poll

Lexo gjithashtu