Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ancelotti “s’e honepsi” në Kombëtare, Neymar “ia faturon” nervat shokut të skuadrës në stërvitje

Shkruar nga NEWSPORT
Ancelotti “s’e honepsi” në Kombëtare, Neymar
Neymar

Mund t’i bësh gjithçka, por nëse arrin ta “turpërosh” në stërvitje, përballesh me pasoja. Neymar ka përfunduar sërish në “lupën” e kritikave në rrjetet sociale pas sjelljes së tij të pahijshme në qendrën stërvitore me Santosin në Brazil.

Ancelotti “s’e honepsi” në Kombëtare, Neymar
Neymar dhe shoku i tij i skuadrës te Santos, Robinho Jr

Bëhet fjalë për një konflikt që ka përfshirë sulmuesin së bashku me shokun e tij të skuadrës, Robinho Jr. Një driblim ka bërë që Neymar të acarohet keq me të dhe t’i kundërvihet duke shkaktuar dhe dëmtimin e këtij të fundit.

Megjithatë, 34-vjeçari e kuptoi gabimin e bërë në gjaknxehtësi e sipër dhe kërkoi menjëherë të falur në drejtim të lojtarit dhe familjes së tij. Edhe pse dyshja gëzojnë një marrëdhënie shumë të mirë mes njëri-tjetrit, ky konfrontim mund të sjell dhe ftohjen ndërmjet tyre.

Poll

Lexo gjithashtu