Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dalë ditën e sotme para gazetarëve, për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje. Duka ka folur drejtpërdrejt nga ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, ku është ndalur edhe tek ligji i sponsorizimit.
FSHF ka shpërndarë një fond për klubet, diku 3 milionë euro. A kanë shpresë klubet shqiptare për dritë jeshile për ligjin e sponsorizimit, një bisedim me qeverinë? Mund të jetë kanal i shpejtë financiar?
“Kam bindjen, dhe jo bindjen por kështu është realiteti. Futbolli në Shqipëri do të ketë vështirësi financiare pa mbështetje. Është shumë e vështirë që të zhvillohet. Ne e kemi filluar diskutimin, betejën, luftën për këtë ligj sponsorizimi, 8 vite më parë, jemi akoma në të njëjtën situatë. Kemi bërë shumë takime, negociata, diskutime, së fundmi me ministrin e Sportit edhe pas Asamablesë, diku para 10 apo 15 ditësh. Qeveria e ka bërë një draft, e ka çuar për diskutim publik, padyshim që kemi shumë vërejtje edhe për atë draft.
Kështu që shpresoj që është në fazën finale, shpresoj që të merren parasyshë vërejtjet. Kërtkojmë që të jetë një ligj funksional, ndihmon dhe mbështet sportin. Është vullnet politik, duam apo jo ta zhvillojmë sportin. Has një kundërshtim të madh nga ministria e financave, është absurde. Ku do shkojnë këto lekë? Do të shkojnë tek fëmijët tanë që do të luajnë futboll, këto lekë buxheti dalin nga taksat tona. I vetmi mekanizëm mbetet ligji i sponsorizimit, mendoj që të jemi në finalizimin e tij, por nuk mund të flas me bindje. Jam kërkues i kësaj dhe jo vendimmarrësi”, tha Duka.
