Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Kombëtarja mbyll përgatitjet për Izraelin, trajneri Maran “tradhtohet” nga sulmuesi kyç

Shkruar nga NEWSPORT
Kombëtarja mbyll përgatitjet për Izraelin, trajneri Maran
Kombëtarja shqiptare në stërvitjen zyrtare prag miqësores me Izraelin

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, në prag të ndeshjes miqësore ndaj Izraelit.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Rolando Maran zbriti në fushë i plotë, përveç sulmuesit Myrto Uzuni, i cili po kalon një gjendje gripale dhe do të vlerësohet përsëri nesër nga stafi mjekësor i Kombëtares.

Skuadra zhvilloi ushtrime fizike, si edhe skema tekniko-taktike. Në skuadër mbizotëron fryma pozitive dhe motivimi për të arritur një rezultat pozitiv nesër.

Kombëtarja shqiptare do të përballet nesër me Izraelin në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:00.

Poll

Lexo gjithashtu