Enkeleda Braho
Klubi Shumësportësh Tirana sapo ka njoftuar arritjen e marrëveshjes për të zgjatur edhe një vit më shumë bashkëpunimin me volejbollisten Enkeleda Brahon, e cila ka mbajtur njëkohësisht edhe shiritin e kapitenes.
Në këtë mënyrë, Braho zgjedh të vazhdojë të mbrojë ngjyrat bardheblu që prej sezonit 2023/24.
Më herët, volejbollistja ka qenë edhe pjesë e Partizanit dhe Barletit, ndërsa fillimet i mori pikërisht tek Tirana në vitin 2009.
NJOFTIMI:
"Klubi Sportiv Tirana ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e bashkëpunimit me kapitenen e ekipit të volejbollit për femra,Enkeleda Braho, për sezonin sportiv 2026–2027."
Poll
