Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Sporti italian në ZI, ndahet nga jeta ish-piloti i Ferrarit

Shkruar nga NEWSPORT
Sporti italian në ZI, ndahet nga jeta ish-piloti i Ferrarit
Andrea de Adamich

Një lajm i trishtë ka tronditur botën e sportit, kryesisht të atyre motorike. Është ndarë nga jeta ish-piloti i Ferrarit.

Andrea de Adamich fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Një ish-pilot i F1, i cili garoi për një kohë të shkurtër si me Ferrarin ashtu edhe me McLaren ka mbyllur përgjithmonë sytë, duke lënë shumë trishtim tek të gjithë ata që e njohën.

De Adamich garoi në 30 çmime të mëdha midis viteve 1968-1973, më i rëndësishmi në vitin 1972 me ekipin Surtees, kur garoi në 12 gara dhe mori tre pikë në kampionatin botëror.

Gjithashtu garoi në një çmim të madh me Ferrarin gjatë sezonit 1968, përpara se të garonte në katër gara me McLaren në vitin 1970.

Italiani më vonë u bë komentator i sportit në Mediaset, një kanal në të cilin u shfaq nga viti 1978 deri në vitin 2009. Në vitin 2022, De Adamich u emërua Komandant i Urdhrit të Meritës së Republikës Italiane, një nder i madh në Itali. Fatkeqësisht, vetëm një muaj pas ditëlindjes së tij të 84-të, ndërroi jetë.

Poll

Lexo gjithashtu