Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BASKETBOLL

Ia dedikoi jetën dhe kohën brezave të rinj, ish-basketbollisti i shquar i Lokomotivës së Durrësit Gjon Luli ndahet nga jeta

Shkruar nga NEWSPORT
Ia dedikoi jetën dhe kohën brezave të rinj, ish-basketbollisti i
Profesor Gjon Luli

Është ndarë nga jeta në moshën 92 vjeçare, ish-basketbollisti i shquar i Lomokotivës së Durrësit, Gjon Luli.

Këtë lajm të trishtë e ka njoftuar Akademia Sportive Goga Basket, që shkruan se ikona e mësuesit të basketbollit mbylli sytë përgjithmonë mbrëmjen e së hënës, duke lënë kështu dhimbje tek ata që e njohën dhe mësuan prej tij.

I lindur më 16 tetor të viti 1934, Luli u konsiderua në mbarë komunitetin sportiv si një sportist i rrallë që ia dedikoi jetën dhe kohën brezave të rinj.

Ai i përkiste brezit të artë të sportistëve që hodhën themelet e basketbollit durrsak në vitet ’50 dhe ’60, teksa ishte edhe pjesë e Lokomotivës, ekip që përfaqësonte me krenari qytetin në kampionatet kombëtare.

Një largim i dhimbshëm, por me kujtimet e tij që do të vijojnë të mbeten një kujtesë e gjallë për të gjithë ata që u ndikuan prej “mentorit” që edukoi dhe udhëhoqi një brez drejt suksesit.

Poll

Lexo gjithashtu