LeBron James
LeBron James largohet nga Los Angeles Lakers pas 8 sezoneve me të cilët fitoi titullin kampion të NBA në vitin 2020. Legjenda amerikane e basketbollit nuk ka ndërmend ta mbyll karrierën si basketbollist.
Ylli i basketbollit amerikan do të luajë për një skuadër tjetër vitin e ardhshëm. Lajmin e largimit e konfirmoi Shefi Ekzekutiv i Klutch Sports, Rich Paul për rrjetin amerikan ESPN. LeBron James do të jetë zyrtarisht basketbollist i lirë dhe gati për të nënshkruar me një skuadër tjetër.
Pista kryesore e çon në San Francisco te Golden State Warriors, me këtë të fundit që do të formonte një dyshe ëndrrash me Steph Curry.
Poll
