
Ernest Muçi pritet të rikthehet titullar tek skuadra e Trabzonspor. 24-vjeçari kishte 4 javë që nuk e “shihte me sy” formacionin titullar, por duket se kjo gjë do të ndryshojë në sfidën mes Trabzonspor dhe Eyupspor.
Sulmuesi shqiptar nuk po kalonte një periudhë shumë pozitive kohët e fundit, ku forma e tij nuk e ka bindur teknikun Fatih Tekke. Ish-i i Tiranës nuk duket se është përshtatur plotësisht me ekipin, ku nuk ka arritur të regjistrojë asnjë gol, ose asist gjatë 9 javëve kampionat.
Ndërkohë skuadra e Trabzonspor po shkëlqen këtë sezon duke u renditur në vendin e dytë në kampionat, 5 pikë larg lidërve të Galatasaray. Përsa i përket Muçit, kjo sfidë është mundësia ideale për ta ringritur atë në majat që ne jemi mësuar ta shohim.