
Napoli u eliminua nga Champions League, teksa Milan siguroi edhe biletën për në gjysmëfinalen e këtij komepticioni. Në “Maradona” sfida përfundoi 1-1, por kuqezinjtë kalojnë në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Pas eliminimit për mediat italiane do të fliste Luciano Spallettti, i cili thekson se ‘fajtori” në këtë humbje është mungesa e eksperiencës.
“Së pari le të përgëzojmë Milanin për kualifikimin, është shenjë e një ekipi të pjekur dhe lojtarëve që dinë të zgjedhin momentet e tyre. Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer, ishim naivë nganjëherë dhe ndoshta e paguam mungesën e përvojës. Mbase mbërritëm pa frymë. Kishte disa gabime dhe disa padrejtësi.
“Penaltia dhe goli i parë mund të shmangeshin, ne ishim në zotërim të plotë të topit. Ne nuk ishim aq të mirë në zonën e penalltisë sa ata. Ndalesa e fundit ndërkombëtare na mori diçka, fillimisht ishim në krye fizikisht dhe mendërisht, pastaj kur u kthyem ishim plot defekte. Rezultati në Torino na bëri të besojmë se kampionati ishte një formalitet dhe arritëm me disa probleme në 0-4 me Milanin”, përfundoi timonieri i napolitanëve.