Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Soset durimi, Reali nxjerr në shitje "MISTER 100 milionshin"

Shkruar nga NEWSPORT
Soset durimi, Reali nxjerr në shitje "MISTER 100 milionshin"

Sezoni negativ që po kalon Reali i Madridit nuk është i lidhur aq ngushtë me largimin e Cristiano Ronaldos. Të paktën kështu duket në pamje të parë, me drejtuesit e "Los Blancos" që janë gati për të nxjerrë në merkato yllin tjetër të skuadrës, Gareth Bale.

Paraqitjet nën pritshmëritë kanë sosur durimin e presidentit Florentino Perez, me "AS" që shkruan se Bale do të jetë në shitje në merkaton e verës.

Për uellsianin besohet se ka interes nga Premier League angleze, me Manchester United, Chelsea dhe Tottenham që po kërkojnë ta rikthejnë në Angli pas 6 vitesh në "Santiago Bernabeu". Me fanellën e Realit, Bale ka realizuar 77 gola në 146 takime, me një mesatare 1 gol në dy ndeshje.

Kujtojmë që Bale u ble nga Reali i Madridit në verën e vitit 2013 nga Tottenham Hotspur për shifrën e çmendur të 96 milionë paund (100 milionë euro).

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7