Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

S’kanë fund hetimet për skuadrat “big”, pas Juventuesit dhe Ciy-t tashmë është radha e PSG-së

Shkruar nga NEWSPORT
S’kanë fund hetimet për skuadrat “big”, pas

Juventusi u dënua përë shkak të shkeljeve të rregullave financiare. Manchester City është në hetim po për shkelje të rregulave financiare. Sikur të mos mjaftonin vetëm këto dy skuadra, tashmë edhe PSG-ja dhe Ansser Al-Khelaifi po hetohet nga Prokuroria Publike e Parisit.

Kjo e fundit mori një ankesë nga një ish-këshilltar i dyshuar personal i klubit.  “L’ Equipe” raporton se personi në fjalë pretendon se ka punuar për presidentin dhe gjithashtu për klubin francez, duke akuzuar Al-Khelaifi se nuk ka paguar shumën e plotë që i takonte.

Sipas të njëjtit burim, dokumentacioni vërteton se shpërblimi ka qenë sporadik dhe i parregullt dhe nëpërmjet një akademie tenisi, me seli në Doha të Katarit, me të cilën punëtori nuk ka pasur asnjëherë lidhje.Kontrata në fjalë, e nënshkruar në vitin 2015, i referohej një pozicioni të pretenduar mësuesi tenisi, pa asnjë lidhje me shërbimet e ofruara për institucionin parizian

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga