Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

“Simeone është më i paguari”, presidenti i Atleticos: E meriton

Shkruar nga NEWSPORT
“Simeone është më i paguari”, presidenti i Atleticos:

Diego Simeone rinovoi kontratën javën e kaluar, teksa do të qëndrojë te bardhekuqtë deri në vitin 2027. Vazhdimësia e Simeones nënkupton një investim prej 40 milionë eurosh bruto në vit nga Atletico, shifra që e bëjnë ish-mesfushorin argjentinas trajnerin më të paguar në planet.

Pikërisht në lidhje me këtë ka folur edhe presidenti i skuadrës spanjolle, Enrique Carezo. Ky i fundit ka theksuar se Simeone e meriton të jetë trajneri më i paguar.

 “Diego Simeone është trajneri që i ka dhënë Atléticos më shumë trofe. Është e vërtetë që është më i paguari në botë, por kjo sepse e meriton dhe ka mbështetjen tonë të plotë. Ne e paguajmë këtë shumë sepse mundemi, Cholo është një trajner shumë i veçantë. Jam i sigurt se do të vazhdojë të jetë shumë i suksesshëm”, ka theksuar Cerezo.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7