
Organi qeverisës i futbollit europian, UEFA ka akuzuar Jose Mourinhon për sulmin ndaj gjyqtarit Anthony Taylor pasi skuadra e tij humbi finalen e Europa League nga Sevilla me penallti.
Mourinho u kap duke e quajtur gjyqtariun e takimit një "turp" në parkingun e makinave të “Puskas Arena” pas bilbilit të fundit. Verdhekuqtë janë njohur ditën e sotme me vendimet që UEFA ka marrë.
"Procedurat disiplinore kanë nisur në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s (DR) pas ndeshjes finale të UEFA Europa League midis Sevilla FC dhe AS Roma (1-1) të luajtur më 31 maj 2023 në Budapest”, shuhej në deklaratën e UEFA-s
Poll