Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Shënoi gol ndaj Atleticos, portieri i Lazios: Emocion i madh, por vuajta nga shuplakat e shokëve

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi gol ndaj Atleticos, portieri i Lazios: Emocion i madh, por vuajta

Lazio u përball mbrëmjen e djeshme me Atletico Madrid, takim i vlefshëm për fazën e grupeve të Champions League. Italianët ia dolën që të shmagnin humbjen vetëm në minutën e fundit të sfidës.

Do të ishte portieri i Lazios, Ivan Provedel që do të gjente rrugën e rrjetës, duke ndërshkuar kështu portierin e spanjollëve. Një gol që sigurisht do ta mbajë mend gjatë, pasi nuk ndodh shpesh që portierët të shënojnë me kokë në ndeshje të niveleve të tilla.

“Ky është një emocion shumë i madh dhe ende nuk po e kuptoj. Gjëja më e vështirë ishte t’i shmangesha shuplakave nga shokët në fund të ndeshjes.

Për fat Lusi Alberto e hodhi topin aty. Çfarë ndjen kur shënon? Rrëmujë. Unë e ndjej më shumë kur bëj një pritje, nuk jam mësuar. Do ta kuptoj çfarë kam bërë më vonë.

Tani jam i lumtur për pikën që kemi marrë dhe më vjen keq që goli erdhi vetëm në minutën e fundit, sepse e meritonim më parë. Të mendojmë për kampionatin, ku kemi bërë shumë pak pikë”, ka deklaruar Provedel pas shënimit të golit.

Egnatia apo Vllaznia, cili ekip do të shpallet kampion për sezonin 24/25 të Superiores?

  • Egnatia
  • Vllaznia

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga