Shqipëria do ndeshet ditën e sotme në orën 20:00 në një miqësore kundër Kosoves. Ky takim shërben si një mbyllje sezoni për kuqezinjtë që tani fillojnë e mendojnë për atë që do vijojë në shtator me Ligën e Kombeve. Panuci duket se në një takim të tillë do luajë hapur dhe do tentojë një futboll sulmues që nga minuta e parë.
Shansi i artë duket se do jetë për Gurin i cili pritet ta nisë ndeshjen si titullar. Ndërsa Shqipëria pritet të luajë me Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Lika, Roshi, Ramadani, Qaka, Lenjani, Cikalleshi, Guri. Një skemë 4-4-2 kjo e italianit që garanton për një futboll sulmues nga ana e kombëtares së Shqipërisë.
Poll
