Naser Aliji
I ftuar në “Euronews Albania”, mbrojtësi i Dinamos dhe Kombëtares shqiptare, Naser Aliji është shfaqur mjaft optimist për duelin e “play-off” të Botërorit, ku do të përballen me Poloninë.
Aliji theksoi se shqiptarët s’i ndal asnjë, teksa shtoi se Sylvinho është shumë i përkushtuar me punën.
“Është një ndeshje shumë e vështirë, por nuk është e pamundur. Shqipëria ka një ekip të mirë dhe do ta japim maksimumin. Shqiptarët s'i ndal askush, fitojmë në Poloni.
Trajneri Sylvinho është shumë i përkushtuar, ai e do punën dhe taktikat e futbollit. Çdo lojtar ka vendin e vet dhe secili jep maksimumin në fushë. Pika më e fortë e kombëtares është fryma e grupit dhe mënyra si bashkëpunojmë çdo ditë”, tha Aliji.
Poll
