I ftuar në emisionin “MegaSport” në A2CNN, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare e tashmë në rolin e analistit, Eduard Zhupa ka folur për çështjen e Ernest Muçit.
Edhe pse sulmuesi i Trabzonspor është lënë disa herë jashtë nga trajneri Sylvinho, por edhe nëse është marrë, është lënë në stol, Zhupa i del në krah teknikut brazilian.
Sipas tij, Sylvinho është institucion dhe duhen respektuar vendimet e tij. Megjitahtë, Zhupa shfaqet besimplotë se Muçi do të luajë përballë Polonisë në mars, madje mund të shënojë.
“Sylvinho është institucion, nuk flitet kështu, është vendimi i trajnerit. Duhet të mësohemi që të jemi profesionistë. Do ta marrë kësaj radhe. Po Manajn si e mori? Edhe Muçi është në formën më të mirë, mund të jenë të dy në fushë. Janë lojtarë që të bëjnë golin, na duhet rezultati. S’ka mundësi mos ta grumbullojnë”, tha Zhupa.
