Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Tronditet” Real Madrid para Benficës, Kylian Mbappe nuk do të luaj (ARSYEJA)

Shkruar nga NEWSPORT
“Tronditet” Real Madrid para Benficës, Kylian Mbappe nuk do
Kylian Mbappe

Sikur mos të mjaftonte fakti që ylli i Real Madrid Kylian Mbappe ka dy ndeshje radhazi që nuk shënon, raportimi i fundit nga “L’Equipe” është vërtetë “tronditës”.

Sipas mediumit në fjalë, Mbappe e la përgjysmë seancat stërvitore, për shkak të problemit në gjur. Po ashtu, është e sigurtë se ylli francez nuk do të jetë i gatshëm të jap kontributin e tij në sfidën kundër Benficës, e vlefshme për Champions League, faza e 1/16-ave.

Nuk dihet se sa ditë do qëndrojë jashtë fushave 27-vjeçari, ndërsa gjendja te Reali nuk është aspak e mirë, sidomos pas disfatës karshi Osasunës, e pasuar me humbjen e kryesimit në La Liga. Takimi i parë mes Benficës dhe madrilenëve në Lisbonë, u fitua 1 – 0 prej spanjollëve, aty ku vendosi goli i Vinicius.   

Poll

Lexo gjithashtu