Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ndeshjet e Nations League me RISI/ Kombëtarja shqiptare e nis në shtëpi dhe e mbyll në transfertë, kuqezinjtë njihen me KALENDARIN e sfidave (DATAT dhe ORARET)

Shkruar nga NEWSPORT
Ndeshjet e Nations League me RISI/ Kombëtarja shqiptare e nis në
Kombetarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare ditën e djeshme u njoh me rivalët e saj në Nations League. Fatmirësisht goglat ishin shumë “bujare” me kuqezinjtë, pasi e vendosën përballë ekipeve si Finlanda, San Marino dhe Bjellorusia., ku janë të pozicionuar në Ligën C dhe bëjnë pjesë në grupin C1.

UEFA ka zyrtarizuar sot edhe kalendarin e ndeshjeve. Shqipëria do ta nisë fushatën më 26 shtator në ora 20:45 në shtëpi ndaj Bjellorusisë. Më 29 shtator, kuqezinjtë udhëtojnë drejt San Marinos, me sfidën e planifikuar të nisë në ora 20:45, ndërsa më 3 tetor do të përballen në transfertë me Finlandën në ora 15:00.

Më 6 tetor, Kombëtarja rikthehet në shtëpi për sfidën ndaj San Marinos, takim i programuar të nisë në ora 20:45, ndërsa më 12 nëntor do të presë Finlandën në një tjetër përballje të rëndësishme në ora 20:45. Fushata mbyllet më 15 nëntor në transfertë ndaj Bjellorusisë në ora 18:00.

Por në këtë sezon ka një risi. Për herë të parë ka ndodhur një ndryshim ndërkomëbtar. UEFA ka vendosur që ndeshjet e muajit shtator dhe ato të muajit tetor të bashkohen dhe të zhvillohen në një periudhë 10 ditore, çka shkurton lodhjen dhe udhëtimet e gjatë të futbollistëve. Diçka që e kanë kërkuar stafet dhe klubet për të mos mbingarkuar lojtarët. Kombëtaret do të zhvillojnë katër ndeshje nga 24 shtatori deri më 6 tetor, ndërsa dy takimet e fundit do të luhen në periudhën 12–17 nëntor.

AXHENDA e ndeshjeve të Kombëtares Shqiptare:

Shqipëri – Bjellorusi, ora 20:45, 26 shtator 2026

San Marino – Shqipëri, ora 20:45, 29 shtator 2026

Finlandë – Shqipëri, ora 15:00, 3 tetor 2026

Shqipëri – San Marino, ora 20:45, 6 tetor 2026

Shqipëri – Finlandë, ora 20:45, 12 nëntor 2026

Bjellorusi – Shqipëri, ora 18:00, 15 nëntor 2026

Ndeshjet e Nations League me RISI/ Kombëtarja shqiptare e nis në
 

 

Poll

Lexo gjithashtu