Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Nga titullarët e sulmit te strategjia kundër Polonisë, Sokol Kushta PARALAJMËRON Sylvinhon

Shkruar nga NEWSPORT
Nga titullarët e sulmit te strategjia kundër Polonisë, Sokol
Sylvinho dhe Sokol Kushta

Legjenda e Kombëtares dhe Flamurtarit Sokol Kushta, ka hedhur më shumë “dritë” për ndeshjen Poloni – Shqipëri në planin taktik, e cila do të zhvillohet në datën 26 mars, Varshavë.

Kushta i ka idetë e qarta për titullarët në fazën ofensive, sikurse manovrën që duhet të ndjek trajneri Sylvinho për këtë sfidë: “Për mua në fazën ofensive, Sylvinho duhet të hedh nga minuta e parë tridhëmbëshin Uzuni – Manaj – Muçi, ndërsa Arbër Hoxha do duhet ta nis nga stoli.

Pra, Rey Manaj do të mbaj detyrën e sulmuesit qendror, ndërsa Myrto Uzuni dhe Erenst Muçi do mbulojnë krahët.

Një tjetër temë shumë e rëndësishme përsa i takon ndeshjes Poloni – Shqipëri në kampin tonë përkon me besimin e Sylvinhos te grupi. Nëse trajneri ynë do krijoi ‘autobusin’, do gaboi. Ama, nëse ne luajmë me dinjitet, do dalim mirë”.   

Poll

Lexo gjithashtu