Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Kukësi drejt Kategorisë së Dytë, tifozët APEL PËR NDIHMË biznesmenit: Shefqet Kastrati, si kuksian që je...

Shkruar nga NEWSPORT
Kukësi drejt Kategorisë së Dytë, tifozët APEL PËR
Fotomontazh/ Kukësi - Shefqet Kastrati

Kukësi po përjeton një moment mjaft të vështirë, pasi rrezikon rënien edhe nga Kategoria e Parë. Momentalisht, verilindorët mbajnë vendin e fundit në tabelë, me vetëm 15 pikë të grumbulluara pas 23 ndeshjesh.

Duke parë situatën, kanë reaguar edhe tifozët kuksianë. Këta të fundit kanë bërë apel për ndihmë, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të biznesmenit të mirënjohur, Shefqet Kastrati, i cili sipas tyre duhet të financojë tek klubi, për shkak të origjinës së tij kuksiane.

REAGIMI:

Përshëndetje Tifoza Fanatik të Futboll Klub Kukësi 1930! Dhe mbarë Popullit Kuksian! Prej shumë kohësh Ekipi është në situatë të vështirë, siç e dini po biem në Kategori të tretë (Albanian Dv 3). Kjo situatë nuk i shkon përshtat një Ekipi Kampion, si Kukësi, arsyet dihen që nga largimi i Presidentit të nderuar Z. Safet Gjici. Kukësi është në duar të askujt, pa vizion, pa lekë, pa të ardhme, me pak fjalë rrezikojmë shkrirjen. I bëjmë thirrje Bizneseve Kuksiane të marrin Ekipin në duar. Personalisht kam një preferencë dhe ky besoj është mendimi juaj gjithashtu. -Thirrje direkte për Z. Shefqet Kastrati! Si Kuksian që je, merre ekipin, nxirre nga llumi! Faleminderit /Forca Kukësi Like+Share sa më shumë!

Kukësi drejt Kategorisë së Dytë, tifozët APEL PËR
 

 

Poll

Lexo gjithashtu