Andre Villas Boas, ish-trajneri i Chelsea dhe Tottenham, i cili është vetëm 39-vjeç, që nga ky moment është trajneri më i paguar i botës së futbollit. Ai ka zbritur në Superligën e Kinës, ku ka firmosur për ekipin Shanghai, ku më parë ky klub drejtohej nga suedezi Sven-Goran Eriksson.
39-vjeçari Villas Boas do të përfitojë 11 milionë euro neto në sezon, e cila është pagesë rekord për trajnerët. “Klubi më ka garantuar se do të kërkojë të jetë menjëherë i suksesshëm dhe ka ambiciet e mia për të punuar me të rinjtë më të talentuar. Doja të provoja gjëra ndryshe, jashtë Europës dhe kjo në Shanghai do të jetë një përvojë e jashtëzakonshme. Po shkoj plot me besim se do të bëj një punë të mirë", tha trajneri.
