Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ "Shpërthen" dhuna në Brazil! Cruzeiro merr Kupën mes tensionit, arbitri nuk kursehet me kartonat

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "Shpërthen" dhuna në Brazil! Cruzeiro merr Kupën
Festa e Cruzeiro

Gol, tensione dhe kartona të kuq. Kështu rezultoi finalja mes Cruzeiros dhe Atletico Mineiros, e cila përfundoi me triumfin e vendasve të cilët ngritën dhe trofeun e Kupës së Mineiros.

Gjithçka ndodhi në fraksionin e pjesës së dytë, ku fillimisht ishte Kaio Jorge që shënoi për “The Fox” në minutën e 60-të për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Kulmin kjo përballje e mori në sekondat e fundit, ku gjatë një aksioni, Cruzeiro iu afrua golit të dytë. Në momentin kur portieri ndal topin, përplaset me një tjetër lojtar të skuadrës kundërshtare, duke shkaktuar kështu tensionin vendimtar që solli dhe “sherrin” në fushën e lojës.

VIDEO/ "Shpërthen" dhuna në Brazil! Cruzeiro merr Kupën
Cruzeiro - Atletico Mineiro

Kështu, arbitri nuk ka toleruar aspak, duke dhënë plot 23 kartona të kuq, mes të cilëve dhe për mesfushorin e njohur Hulk. Për të qetësuar të gjithë klimën e tensionuar, është dashur ndërhyrja e forcave të policisë. 

Pavarësisht situatës kaotike të prodhuar në fushën e blertë, Cruzeiro ia doli të kurorëzohet kampion i Kupës në Brazil.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu