Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

ZYRTARE/ “Revolucion” në Kupën e Botës, FIFA i jep fund polemikave me vendimet DRASTIKE

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Revolucion” në Kupën e Botës, FIFA i jep
Sistemi VAR dhe Kupa e Botës

Kupa e Botës 2026-të po shkakton “bujë” dhe po shkruan historinë pa zbritur lojtarët në fushë. Jo vetëm që do të marrin pjesë për herë të parë 48 kombëtare, ndryshe nga sa ndodhet më parë, 32 të tilla, kërkesat për bileta nuk kanë së rreshtur, si asnjëherë më parë.

Por kjo nuk është e gjitha. Vetëm para pak minutash, FIFA ka marrë disa vendime shumë drastike, madje duke i besuar më shumë teknologjisë, sesa vendimeve të arbitrave. Kjo qasje, gjithashtu ka si qëllim shmangien e polemikave.

Por për çfarë bëhet fjalë?! Së pari, lojtarët do të kenë kohë vetëm 10 sekonda për të lënë fushën. Nëse vonohen më shumë, zëvendësuesi do duhet të pres një minutë, rregull i padëgjuar më parë.

Pika tjetër, ka të bëjë me të dëmtuarit. Ata do duhet të dalin jashtë vijës anësore dhe të trajtohen nga stafi mjekësor, ndërsa loja vijon.

E treta dhe ndoshta më e kontestuara, çdo karton i dytë i verdhë për një lojtar, i cili logjikisht përkthehet në të kuq, do kalojë në “sitën” e VAR-it, po ashtu edhe goditjet  nga këndi.

Poll

Lexo gjithashtu