Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Pritjes i erdhi fundi! Përcaktohet data dhe vendi se ku do të luhet Finalissima mes Spanjës dhe Argjentinës (DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Pritjes i erdhi fundi! Përcaktohet data dhe vendi se ku do të luhet
Finalissima 2026

Finalissima e famshme mes Spanjës dhe Argjentinës do të luhet më 27 mars në stadiumin “Santiago Bernabeu”. Kështu bën të ditur media në Spanjë “Cadena COPE”, e cila shkruan se kjo javë ishte dhe afati i fundit për të marrë vendimin se ku dhe kur do të luhej kjo përballje.

E përcaktuar të luhej në Doha të Katarit, gjithçka u pezullua pas tensioneve që ka shkaktuar lufta në Lindjen e Mesme, duke bërë që vendndodhja e ngjarjes më të rëndësishme sportive në kontinent të spostohet diku tjetër.

Vendimi për ta mbajtur këtë finale në Madrid është konfirmuar tashmë dhe nga Federata spanjolle, pas miratimit të dhënë nga UEFA, ndërsa pritet përgjigje dhe nga CONMEBOL dhe Federata argjentinase për t’i dhënë shtysën e fundit organizimit.

Alternativa të tjera për këtë finale janë propozuar gjithashtu Roma dhe Parisi, pasi do ta bënte më të përshtatshme dhe kërkesën e Argjentinës për të luajtur në një fushë neutrale.

Koha për të vendosur është në limite dhe palët e mbetura do të japin “fjalën” e tyre shumë shpejt për të konfirmuar zyrtarisht eventin.

Poll

Lexo gjithashtu