Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U përfol për rikthim! Modric “sms” Realit: Në mendjen time vetëm Milani

Shkruar nga NEWSPORT
U përfol për rikthim! Modric “sms” Realit: Në mendjen
Luka Modric

Një rikthim i Luka Modric te klubi ku ai bëri historinë, në Real Madrid, nuk ka gjasa të ndodhë. Mesfushori kroat ka shprehur qartë se mes tij dhe “Los Blancos” ka përfunduar gjithçka dhe se momentalisht ndihet i lumtur në Milan.

“Unë dhe Allegri te Reali? Do ketë gjithmonë vend për spekulime, por nuk jam i interesuar. Jam vërtetë i lumtur te Milan”, është përgjigjur shkurtimisht Modric.

40-vjeçari u përfol për një kalim në Madrid së bashku me trajnerin Allegri. Sipas mediave në Itali, shkruhej se trajneri i kuqezinjve i kishte vendosur kushte presidentit të Realit, Florentino Perez për të pranuar ofertën e drejtimit të skuadrës sezonin e ardhshëm, ku kishte kërkuar të marrë me vete kroatin dhe mesfushorin tjetër, francezin Adrien Rabiot.

Megjithatë, duket se fituesi i Topit të Artë nuk ka ndërmend të nxitojë në vendimet e tij, pasi kërkon të përfundojë me sukses kontratën që e lidh me “Djallin” deri më 30 qershor. Për lojtarin, qëndron dhe opsioni për të rinovuar me një vit bashkëpunimin me skuadrën, deri në verën e vitit 2027.

Po ashtu, edhe Allegri ka patur të njëjtin reagim, duke rikthyer në kujtesë faktin që mes tij dhe klubit ekziston një kontratë trivjeçare, duke dribluar njëherë e mirë zërat për largim.  

Poll

Lexo gjithashtu