Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Dëmtimet dhe “rivaliteti” me surprizën e Europianit, Alisson përgatit rikthimin e tij pas 8 vitesh në Itali

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimet dhe “rivaliteti” me surprizën e Europianit,
Firmino, Alisson dhe Fabinho / ©Liverpool

Alisson është i gatshëm të shqyrtojë mundësitë që do t’i ofrojë tregu i ardhshëm i transferimeve, pasi aventura e tij në Angli me Liveropool duket se është drejt përfundimit.

Problemet e shumta fizike dhe i ndikuar nga “rivaliteti” në portë me kolegun e tij Georgian Mamardashvili, ka bërë që gardiani brazilian të kthejë sytë nga vera për një transferim të mundshëm, ku interesimet drejt tij nuk mungojnë.

Për 33 vjeçarin, një pistë konkrete është Italia dhe për të mund të ketë dhe një rikthim pas 8 vitesh, që prej se u largua nga Roma në vitin 2018. Juventus dhe Inter shihen si kandidatët potencial për të rrëmbyer Alisson, cilësitë e të cilit janë ende të padiskutueshme, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve kohëve të fundit.

Një duel kokë më kokë mes dy gjigandëve italianë, të cilët duan një emër më konkurrues në portë. Vështirësia e Di Gregorios për t’u përshtatur me “Zonjën e Vjetër” dhe një largim i mundshëm i Yan Sommer nga kryesuesit momental të kampionatit mund të sjellë dhe indicien për të intensifikuar përpjekjet për blerjen e portierit të Liverpool pas përfundimit të këtij sezoni.

 

Poll

Lexo gjithashtu