Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Frikë për t’u rikthyer! Futbollistet e kombëtares iraniane marrin VENDIMIN e papritur

Shkruar nga NEWSPORT
Frikë për t’u rikthyer! Futbollistet e kombëtares iraniane
Përfaqësuesja iraniane për vajza

Sot lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e saj të 11, teksa tensionet vijojnë të rriten. E më e keqja është që pasojat e kësaj lufte janë përhapur në mbarë botën. Ku sipas raportimimit të "CNN" shtatë anëtare të ekipit iranian të futbollit të femrave kanë mbetur në Australi, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është larguar nga vendi për në Iran.

Dy prej anëtareve të ekipit, një lojtare dhe një anëtar i stafit kanë kërkuar azil në Australi.  Ndërkohë, pjesa tjetër e ekipit besohet se është larguar nga vendi, duke u kthyer në Iran, ndërkohë që ende është e paqartë se cilën rrugë do të ndjekin ose kur do të mbërrijnë.

Ndërkohë kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme kryeministri australian Anthony Albanese konfirmoi se pesë lojtarëve u ishin dhënë viza humanitare , mes frikës për sigurinë e tyre nëse do të ktheheshin në Iran.

Ekipi  iranian i futbollit të femrave është në Australi pasi luajti në Kupën e Azisë për Femra. Ndërkohë që mës tyre ekziston frika se do të përballen me ndëshkim në Iran, pasi qëndruan të heshura gjatë himnit kombëtar javën e kaluar.

Poll

Lexo gjithashtu