Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Krahasimet me legjendën e Holandës, Ibrahimovic hap zemrën dhe flet për “barrën” që jetoi kur luante për Ajax

Shkruar nga NEWSPORT
Krahasimet me legjendën e Holandës, Ibrahimovic hap zemrën dhe
Van Basten - Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ka hapur zemrën duke folur për kohët e vjetra kur luante te Ajax. Suedezi kaloi tek holandezët pas eksperiencës së parë në karrierë si profesionist që pati te Malmo, duke treguar dhe mënyrën se si e ka përjetuar këtë përvojë.

Ibrahimovic u ndal tek krahasimi që i bënë asokohe me legjendarin Marko van Basten, pritshmëri të cilat e vunë në një pozitë të vështirë, kur ai ishte vetëm 19 vjeç.

“Kur erdha në Ajax, ai luante gjithashtu atje dhe vazhduan të më krahasonin me të. Ndjeva një presion që ishte shumë i madh për mua sepse nuk isha akoma gati të mbaja një presion të këtij niveli sepse padyshim, Van Basten është një ikonë, një legjendë”, rrëfeu 44-vjeçari.

Tashmë me një rol të ri tek Milan si këshilltar i presidentit Cardinale, ish-sulmuesi i kuqezinjve shtoi se Van Basten mbetet pjesë e treshes historike të këtij klubi; mes Gullit dhe Rijkaard.

“Ata janë treshja holandeze që bënë historinë me këtë klub. Dhe mua më krahasuan me të sepse isha sulmues për mënyrën se si unë luaja. Kështu që ai ishte simboli i Milanit.

Van Basten ishte i jashtëzakonshëm. Pati një karrierë të shkurtër, por për atë çfarë ai bëri do të mbetet në historinë, jo vetëm të Milanit por edhe të futbollit botëror”, përfundoi Ibrahimovic.

 

Poll

Lexo gjithashtu