Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

EMOCIONUESE/ Humbi të birin para derbit, tifozi i PARTIZANIT jep mesazhin e madh pas humbjes me LUFTËTARIN: Kush shan "vëllezërit", shan "familjen e tij! Respektojini ata! (E PLOTË)

Shkruar nga NEWSPORT

Më tepër se humbja e hidhur ndaj Luftëtarit 1-3 përpara tifozëve të vet, Dash Carën, njërin prej tifozëve më të zjarrtë të Partizanit e ka indinjuar sjellja e disa tifozëve të kuq që lëshuan sharje dhe ofendime ndaj ekipit. Në një postim në faqen e tij në "Facebook", ai u kërkoi të gjithëve të Partizanit të duan skuadrën e zemrës dhe se ofendimi i 15-herë kampionëve nga fansat e vetë është njësoj s'i të sulmosh familjen.

"Pas përfundimit të ndeshjes disa tifozë, apo dy-tre persona lëshuan sharje në kor në drejtim te 'familjes' tyre. Të dashur tifozë, apo dhe vëllezër! Nuk është fundi botës, nëse ekipi humbet dhe mendoni mirë kur lëshoni lumë sharjesh me 'libër shpije'. Mendoni mirë! Partizani është familja jonë, lojtarët janë vëllezërit tanë, pra në fund i bie qe keni sharë familjen tuaj! Më respekt për ekipin dhe ata djem që mbajnë bluzën në supe! Respekte për Vëllezërit tanë! Respekte per Familjen tonë, Partizani!", shkruan 35-vjeçari.

Ai humbi fatkeqësisht të birin, Leon në shtator të vitit të kaluar. Vogëlushi vuante nga një sëmundje. Përpara derbit të parë të këtij sezoni, tifozët e kuq dhe bardheblu respektuan të birin e ndjerë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga