Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Savic pas kualifikimit: Interi ndër më të fortët në Europë, tani askush nuk dëshiron të përballet me ne

Shkruar nga NEWSPORT
Savic pas kualifikimit: Interi ndër më të fortët në

Atletico Madrid u kualifikua mes dridhërimash në çerekfinalen e Champions League. Spanjollët mposhtën me penallti skuadrën e Interit, me kohën e rregullt që kishte përfunduar 2-1 në favor të vendasve, ndërsa sfida e parë ishte fituar 1-0 nga miqtë.

Pas këtij kualifikimi ka folur Stefan Savic, i cili ishte shumë i lumtur që mposhtën një nga ekipet më të mira në Europë. Ndër të tjera ka theksuar se tashmë asnjë kundërshtar nuk dëshiron të përballet me ta në çerekfinale, pasi Atletico u tregoi të gjithëve se çfarë është në gjendje të bëjë.

“Ishte një ndeshje me ritëm të lartë, ku në minutat e para u përpoqëm të sulmonim për të rikuperuar 1-0 nga ndeshja e parë. Mendoj se kemi treguar se jemi një ekip kundër të cilitaskush nuk dëshiron të luajë, veçanërisht nëse jemi në shtëpi dhe jam i lumtur për shokët e skuadrës sepse kemi marrë disa kritika kohët e fundit.

Interi është një nga skuadrat më të forta në Europë dhe mendoj se kemi treguar se mund të bëjmë a gjëra të mëdha. Tani askush nuk dëshiron të përballet me ne në çerekfinale”, ka theksuar mbrojtëis i bardhekuqve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga