Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

“Ronaldo duhet të ketë dinjitet”, Cassano kapet përsëri: Po turpëron Manchester United

Shkruar nga NEWSPORT
“Ronaldo duhet të ketë dinjitet”, Cassano kapet

Episodi në fundin e ndeshjes mes Tottenham dhe Manchester United, ku Ronaldo u largua nga fusha pa mbaruar ndeshja, ka nxitur reagime të shumta dhe pjesë e këtyre reagimeve nuk kishte si të mungonte edhe Antonio Cassano.

“Ronaldo duhet të ketë krenari dhe dinjitet të thotë ‘Boll më’. Agjenti i tij dhe ata që e rrethojnë e mbushin me broçkulla se ai është më i miri por për 3-4 vitet e fundit nuk është aspak e vërtetë. Ai nuk është më si më parë. Po, Ronaldo do të shënojë edhe disa gola por nuk mund të lëvizë më si më parë.

E përsëris, ai duhet të ketë një vetë-vlerësim. Në verë duhet të thoshte: ‘Ok, po shkoj te Sporting Lisbon, në Botëror e pastaj mirupafshim futboll.’ Ama ai vazhdon e turpëron Manchester United, klubin me të cilin ka bërë histori. Po e sheh e gjithë bota dhe ai sillet në këtë mënyrë.”- u shpreh Cassano.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7