
Interi fitoi minimalisht me Porton në sfidën e parë me eliminim direkt në Champions League. Goli i Romelu Lukakut do të ishte vendimtar në këtë sfidë.
Pas kësaj fitoreje sulmuesi belg do të ishte mjaft i lumtur, ndërsa theksoi se tashmë pas dëmtimit do të bëjë gjithçka për Interin.
“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim, ne donim të shënonim edhe golin e dytë. Kam kaluar disa muaj të komplikuar, jam i lumtur që jam në dispozicion të ekipit për të arritur qëllimet. Unë nuk jam individualist, dua të bëj më të mirën për Interin. Jam i lumtur me fitoren dhe ne duam të vazhdojmë kështu”, ka deklaruar Lukaku për “Amazon Prime”.
Poll