Flmurtari e nis me bujë çdo sezon, ndërsa tregohet i gatshëm të marrë çdo futbollist me potencial për çdo lloj shume monetare, por në fund i dalin probleme nga më të ndryshmet, të cilat ia largojnë këta emra.
[caption id="attachment_12152" align="alignleft" width="300"] Administratori i Flamurtarit Sinan Idrizi[/caption]
Bien në sy një sërë lojtarësh që nuk janë te kuqezinjtë, por edhe të tjerë që nuk kanë rinovuar për sezonin e ardhshëm. U fol në fillim për brazilianin Danilo Alvesh, i cili hezitoi të bashkohej me grupin, por shpejtësia e drejtuesve për të bërë pagesën e tij, bëri që lojtari të niste stërvitjen me kuqezinjtë që nga dita e parë. Por, kosovarët Ylli Hoxha dhe Kushtrim Lushtaku janë larguar, gjithashtu dhe mbrojtësit Hektor Idrizaj dhe Entonio Pashaj.
Nga burime konfidenciale pranë klubit mësohet se ka disa lojtarë të papaguar, të cilët presin të marrin rrogat e vitit të shkuar dhe më pas të ulen në tavolinë për të rinovuar. Megjithatë, një gjë e tillë mbetet ende pezull, pasi presidenca nuk ka vendosur se çdo të bëjë me futbollistët që iu detyrohen.
Afro katër rroga të padhëna për kuqezinjtë nga sezoni i shkuar, çka detyroi disa që të largohen përfundimisht nga skuadra. Në pikëpyetje mbeten dhe ata që nuk kanë rinovuar, megjithatë pritja nuk dihet sesa do të vazhdojë dhe se kush nga titullarët e sezonit të shkuar e ka radhën për t'u larguar.